Ditën e sotme është luajtur ndeshja në basketboll për meshkuj mes Tiranës dhe Partizanit. Takimi ka përfunduar me rezultatin 92-83 për vendasit.
Padyshim që kjo është një fitore shumë e rëndësishme për bardheblutë, të cilët kanë si synim që të ngjiten në krye të tabelës së klasifikimit.
Më tej, edhe Goga Basket ka mundur Teutën me rezultatin e ngushtë 80-76.