Sulmuesi i Tiranës beson se triumfi i sotëm i bardhebluve është shenjë e qartë se Zoti po i shpërblen më në fund 24-herë kampionët. Anglezi vulosi triumfin e shtatë në këtë sezon për Tiranën dhe fitoren e tretë për gjysmën e dytë të sezonit.
Në një reagim në “Instagram”, 26-vjeçari shfaqet tejet i kënaqur për faktin se ishte ai njeriu që realizoi golin vendimtar në frymën e fundit.
“Kur bën qepalla për golin e minutës së fundit. Koha e Zotit po vjen!”
Ndryshe nga gjysma e parë e këtij edicioni, Ngoo kaloi në një kalvar debatesh me teknikun Mema dhe përshtatjen me ritmin e kampionatit, por në pjesën e dytë të sezonit, sulmuesi ka bërë bashkë me Edon Hasanin që Tirana të marshojë.