Një tifoz i Bayern Munchen kishte një sëmundje të rrallë kanceri në sy dhe për të shpëtuar ishte i detyruar ta humbiste atë. Ryan nga Carolina e Veriut në Amerikë zgjodhi ta hiqte njërin sy dhe në vend të tij vendosi një protezë me logon e Bayern Munchen.
Kur ekipi gjerman u informua për sëmundjen e djaloshit në fjalë, kontribuoi duke paguar të gjitha shpenzimet mjekësore për operacionin e syrit artificial.
Një akt i pazakontë që sigurisht meriton duartrokitje si për tifozin e zjarrtë amerikan, ashtu edhe për gjigantin gjerman që i vjen në ndihmë sportdashësve të tij. /Newsport.al/