Një nga futbollistët më të njohur në Shqipëri në dekadat e fundit ka marr një vendim të rëndësishëm sot për të “varur këpucët në gozhdë”. Bëhet fjalë për Endri Vrapin, i cili me një njoftim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nga sot ai nuk do të jetë më aktiv në fushat e lojës.
Mbrojtësi 37-vjeçar do të jetë tashmë pjesë e stafit drejtues të Teutës, në rolin e zëvëndës trajnerit, duke qenë kështu krahu i djathtë i Blendi Shkëmbit.
Vrapi ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të pasur në Shqipëri, ku ka luajtur me Tiranën, Partizanin, Vllazninë, Dinamo, Teuta, Elbasani, ndërkohë që së fundmi është aktivizuar te ekipi i Lirisë në Kosovë. Ai ka luajtur dhe 10 ndeshje me Kombëtaren.