Ditën e sotme në orën 16:00 do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Teuta do të luajë përballë Turbinës së Cërrikut dhe në këto momente skuadra ka arritur në stadiumin “Nexhip Trungu”, nga ku do të luhet ky duel.
Bledi Shkëmbi deri më tani në kampionat ka arritur të bëjë mjaft mirë, duke mos pësuar asnjë humbje, por mbi të gjitha nuk ka pranuar asnjë gol dhe ka grumbulluar 5 pikë. Përveç pikëve, ekipi ka arritur të krijojë një lojë mjaft të bukur dhe me ide, që ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut.
Këtë gjë kërkon që ta pasqyrojë edhe sot, por të shohim nëse durrsakët do ia dalin.