Ardit Shehaj është përforcimi më I fundit I Teutës për sezonin e ri. Sulmuesi ka firmosur këtë të premte një kontratë 2 vjecare me skuadrën durrsake duke u bashkuar menjëherë me ekipin e drejtuar nga Gugash Magani. 26-vjecari, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit bashkohet me Teutën pas aventurës së tij me vlonjatët, ku luajti sezonin e kaluar në 33 ndeshje, 20 prej të cilave si titullar duke shënuar dhe dy gola në dy fitore shtëpiake të kuqezinjve 1-0 ndaj Lacit dhe 5-0 ndaj Luftëtarit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.