Tefik Osmani ka bërë një postim mjaft interesant para pak çastesh në lidhje me të ardhmen e tij. Mbrojtësi i Skënderbeut ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook ku ai duket në breg të detit, me mbishkrimin “Franca fitoi Botërorin, Ronaldo shkoi te Juventus, për mua do të prisni dhe pak ditë”
Në këtë mënyrë Osmani ka shtuar edhe më shumë aludimet për një largim të tij nga korçarët, e mesa duket ai po përgatit tw ardhmen e tij larg kampionëve te Shqipërisë. Gjithsesi nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë, me 33-vjeçarin që mund të ndjek dhe shembullin e Radas dhe Vangjelit e të zgjedhë të vijojë të qëndrojë në Korçë.