Seanca e radhës stërvitore e Partizanit ka nisur fillimisht me një komunikim midis teknikut Skënder Gega dhe futbollistit të tij Emmanuel Mensah. “RTSH Sport” komunikon se mesfushori kërkonte të dinte nga trajneri i tij se përse nuk është aktivizuar me kohë të plotë në ndeshjet e radhës, edhe pse ka bërë mjaft mirë në çdo moment që i është dhënë besim. Gega i ka shpjeguar ganezit 24-vjeçar arsyet se përse ka vepruar në këtë mënyrë. Më pas lojtari i është bashkuar skuadrës në seancën stërvitore për sfidën e së dielës kundër Laçit.
Mensah diskuton me Gegën
Njëkohësisht, “RTSH Sport” raporton se portieri Alban Hoxha për të shmangur ndonjë sforcim apo lëndim të papritur në stërvitje me kontigjentin, është impenjuar i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Alban Hoxha stërvitet i diferencuar për të evituar dëmtime
Ndëkohë, lajmi i mirë është se për sfidën delikate me kurbinasit është kthyer dhe qendërmbrojtësi Sodiq Atanda,i cili mungoi ndaj Kastriotit për shkak të plotësimit të numrit të kartonave të verdhë.