Udhëtimi i djeshëm drejt Napolit duket se ishte përfundimtar për Elseid Hysaj, të paktën për këtë sezon. Mbrojtësi shkodran postoi një foto duke udhëtuar drejt qytetit jugor të Italisë, ndërsa sot ai është vënë dhe zyrtarisht nën urdhërat e Karlo Ançelotit, duke shuar çdo dyshim për të ardhme e tij.
Hysaj ka kryer testet mjekësore të zakonshme për çdo fillim sezoni, për të vijuar që këtej e tutje me përgatitjet për sezonin e ri me pjesën tjetër të skaudrës.