Kemi lënë pas javën e 13-të të Superligës dhe Partizani udhëheq me 31 pikë kampionatin, 2 më shumë se Skëndeërbeu. Megjithatë të kuqtë ndeshjen hapëse të sezonit të ri e luajtën përballë korçarëve në transfertë, ku u mundën me rezultatin e ngushtë 1-0.
Partizani nuk e ka një ‘pykë’ të mirfilltë dhe drejtuesit e klubit i besuan 20 vjeçarit Rubin Hebaj, i cili deri më tani nuk është se i ka plotësuar shumë pritshmëritë, pasi ende nuk e ka dërguar topin në rrjetë në kampionat, saqë e ‘detyroi’ teknikun Gega të bëjë zgjedhje të tjera në formacion.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” Hebaj tregon një foto, ku ndihet nostalgjik për transfertën ndaj Skënderbeut, e ndër të tjera pjesë e skuadrës është edhe Gerhard Progni, i cili tashmë luan për Teutën e Bledi Shkëmbit dhe ka rezultuar të jetë i suksesshëm për durrsakët.
Në takimet e radhës mbetet për t’u parë nëse Hebaj do të arrijë të zhbllokohet, duke e dërguar topin në rrjetë me minutat që do të ketë në dispozicion, apo do të vazhdojë të ‘ngroh stolin’ te Partizani. Të shohim.