Gianni de Biasi ndodhet në periudhë pushimesh ashtu si personazhet e tjerë të botës së futbollit. Tekniku italian sot ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku shfaqet me trajnerin e Chelseat. De Biasi duket i lumtur nën shoqërinë e Contes teksa shkruan në diçiturën e fotos: ” Faleminderit Antonio për mikpritjen, të uroj shumë fat”.
De Biasi e ka vizituar Konten në kompleksin stërvitor të Çelsit. Të dy italianët shfaqen të qeshur në foto me njëri – tjetrin.