Skënderbeu-Tirana është supersfida e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vinë në këtë takim pas rezultateve jo të mirë në ndeshjet e fundit. Skënderbeu u mund në Vlorë, ndërsa Tirana barazojë në shtëpi ndaj Luftëtarit. Në këtë takim nuk mund të mungojnë as tifozët e të dyja skuadrave.
Ultras “Fanatics” janë nisur drejt Korçës dhe pjesëmarrja e tyre në ndeshjen e sotme është lart, duke parë që luhet në transfertë. Në një foto të publikuar në faqen e tyre në Facebook, shihet që tifozët janë nisur drejt Korçës për të mbështetur Tiranën në sfidën e sotme.