Mbrëmjen e djeshme në “Niko Dovana” të Durrësit është luajtur ndeshja mes Teutës dhe Tiranës (1-3), e vlefshme për javën e 29 të Superiores.
Mbrojtësi bardheblu, Jurgen Goxha, i cili në këtë sfidë startoi titullar me 24 herë kampionët e vendit, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka një mesazh për këtë takim, por edhe për sfidat e tjera që do të vijnë.
“Ne jemi Tirona”, shkruan Goxha. Kujtojmë që në ndeshjen e ardhshme në kampionat, të besuarit e trajnerit Ardian Mema do të përballen me Kukësin në “Selman Stermasi”.