Interi do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë ditën e nesërme ndaj Milanit. Pas humbjes ndaj Frankfurtit dhe eleminimi nga Europa League, zikaltërit kanë një tjetër mision të vështirë për të fituar ndaj Milanit për zonën Champions League. Kuqezinjt ndodhen 1 pikë larg dhe Interi ka mundësi më të mirë për ta parakaluar në renditje.
Trajneri Spalleti ka zbuluar dhe listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim. Ndryshe nga ndeshje në Europa League, këtë herë Interi do të ketë në dispozicion Martinez, Joao Mario si dhe Asamoa. Ndërkohë Naningolan vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa Icardi nuk ka preferuar ende të zbres në fushë edhe në Derbi.