Një rezultat i jashtëzakonshëm është prodhuar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Grupi A. Ndeshja që ka spikatur gjatë kësaj jave është ajo mes Kevitanit dhe Sopotit të Librazhdit, ku kanë fituar miqtë, me rezultatin 1-14. Pjesa e parë është mbyllur 4-0 në favor të Sopotit, ndërsa në pjesën e dytë miqtë kanë shënuar dhe 10 herë të tjera, ndërsa vendasit kanë arritur që të shënojnë golin e nderit. Ky mund të themi që tani, me plotë gojën se është rezultati i sezonit në futbollin shqiptar, pasi një rezultat i tillë vështirë se përsëritet.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.