Fidan Aliti nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm i Skënderbeut. Qendërmbrojtësi konsiderohet njëri prej shtyllave të përfaqësueses së re të Kosovës, e cila po bën një paraqitje mbresëlënëse në Ligën e Kombeve teksa kryeson me 8 pikë grupin 3 të Ligës D duke shpresuar për një kualifikim drejt kampionatit europian të 2020.
25-vjeçari, me anë të një postimi në “Instagram” ka shfaqur krenarinë që bën pjesë te Kosova, duke bashkangjitur dhe renditjen pas katër ndeshjesh në grupin 3.
“Krenar që jam pjesë e këtij ekipi”.
Aliti përgatitet për ndeshjen e radhës së Skënderbeut ndaj Kamzës, ditën e diel në orën 14:00 në fushën e kampionëve të Shqipërisë.
Postimi i Fidan Alitit