Pas vitesh të tëra dominimi në futbollin shqiptar, Skënderbeu e ka humbur në një farë mënyrë “timonin”. Përjashtimi për 10 vite nga aktivitetet futbollistike europiane ka goditur financiarisht klubin korçar.
Në renditjen e skuadrave më të kushtueshme të futbollit tonë, “Ujqërit e Dëborës” kanë një vlerë prej 4.15 milionë € duke humbur shumë nga vlera prej 8.12 milionë € që kishin sezonin e shkuar në merkato. Një rënie tillë drastike është kushtëzuar nga largimet dhe shitjet e futbollistëve kryesorë si: Soëe, Mici, Osmani, Lilaj, Gavazaj, të cilët mbartnin një peshë të madhe të kostos së skuadrës.
Në vend të parë është Kukësi me vlerë totale 5.80 milionë €, i dyti vjen Flamurtari me 5.4 milionë €, Partizani i treti me 5.03 milionë € dhe Laçi me 4.93 milionë €.