Skuadra e Skënderbeut duket se për një moment ka “harruar” kojtarët e vet. Në një foto të postuar në rrjetet sociale skuadra korçare tregon për stafin drejtues, ku shihet tekniku Ilir Daja së bashku me zv/trajnerin Ardi Mema dhe mbështetësit e tyre.
“Më të mirët”, shkruhet në Instagram, duke treguar kështu edhe për respektin e punës së palodhshme që kanë bërë drejtuesit përgjatë këtij sezoni që lamë pas, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.