Mbrëmja e sotme ishte shumë speciale për skuadrën e Skënderbeut, sepse arritën që për herë të parë në histori të fitojnë titullin e Kupës së Shqipërisë nga skuadrës së Laçit, me rezultatin e ngushtë 1-0.
Jo vetëm për klubin, por edhe për të gjithë tifozët e “ujqërve” kjo ishte një ndeshje me shumë rëndësi, aq më tepër kur skuadra e tyre pak ditë më parë fitoi edhe kampionatin.
Tifozi më i famshëm i Skënderbeut, Ilir Vrenozi i pranishëm në “Elbasan Arena” ka postuar një foto me trajnerin e Tiranës, Ze Maria, i cili ishte në stadium për të parë finalen.
“Me Ze Marian, ish-lojtari i Interit të Milanos dhe tani trajneri i Tiranës” shkruan Vrenozi.