Ka përfunduar dje java e 24-t e Superligës Shqiptare.
Frika për të mos gabuar dhe dëshira për të marrë një pikë, pasi duke parë kreun dhe fundin e renditjes, çdo gjë është akoma e hapur. Kjo gjë i ka mbyllur ekipet në mbrojtje dhe ka bërë që plot shumë takime të përfundojnë në barazim mes tyre.
Mjafton të shohësh këtë javë për të kuptuar se nga pesë ndeshje të luajtura, 4 prej tyre kanë përfunduar në barazim.
Asnjë prej ekipeve nuk ka përfituar sepse diferencat janë po ato që ishin, me përjashtim të Partizanit që ka ngushtuar diferencën me rivalët për titull.
Barazimet do të justifikuheshin nëse do të prodhoheshin gola, por në Superiore në 5 takime janë shënuar vetëm 7 gola. Edhe pse ka pasur më keq herët e tjera, por as kjo shifër nuk është më e mira.