Shkëndija e Tetovës ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e parë kualifikuese në Champions league përballë ekipit nga Uellsi, Nju Saints.
Bie në sy një çmim relativisht uniformë i biletave, pa ekzagjerime në tribunat e ashtuquajtura VIP të cilat kanë një çmim të njëjtë me tribunën përballë. Kështu një biletë në këto pjesë të stadiumit që sigurojnë dhe një pamje më të rehatshme të ndeshjes kushton 400 dhe 600 Dinarë respektivisht ose rreth 700-800 Lekë (të reja), ndërkohë në tribunat mbrapa portave çmimi është 200 Dinarë ose 400 Lekë (të reja).
Ndërkohë në ndeshjen e Kukësit në “Loro Boriçi”, një biletë në tribunat VIP kushton plot 1500 dhe 3000 Lekë (të reja), një çmim i ngjashëm me ndeshjet e Kombëtares por që klubi e justifikon me komoditetet e kësaj tribune. Ndërkohë çmimet e tjera janë shumë më ekonomike dhe deri diku më të lira se ato të vendosur nga kampionët e Maqedonisë, respektivisht 500 Lekë në tribunën përballë dhe 300 Lekë në ato mbrapa portave.
Ndeshja e Shkëndijës do të luhet në stadiumin “Filip i II-të” në Shkup më datë 10 korrik në orën 20:15.