Sonte në mbrëmje është luajtur ndeshja e fundit e javës së 9-të të Superligës. Flamurtari ka pritur në shtëpi Tiranën e Ardian Memës. Bardheblutë kanë bërë një lojë të mirë, por kjo nuk ka mjaftuar, sepse skuadra e Ilir Dajës është treguar ‘cinike’ dhe e ka gjetur rrjetën atëherë kur askush nuk e priste. Ky 90 minutësh përfundoi me rezultatin 1-0.
Autori i golit ishte braziliani Danilo Alvesh, i cili i vetëm përballë portierit nuk ka gabuar dhe e ka çuar topin në fundin e rrjetës. Pas ndeshjes sulmuesi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruar: “Urime të gjithëve fitorja”, duke përfshirë këtu të gjithë skuadrën, po edhe tifozët vlonjat.