Tirana dhe Flamurtari i Prishtinës luajtën një ndeshje miqësore në “Selman Stermasi” që përfundoi me rezultatin 3-0 për vendasit. Golat për vendasit u shënuan nga Yunus në minutën e 55-të, Cobbina në minutën e 67-të dhe Turtulli e “vulosi” takimin në minutën e 85-të.
Mirëpo një prej 3 golave ka shkuar deri në Ganë. Portali “GhannaSoçernet” shkruan se mesfushori ka bërë një gol shumë të rëndësishëm dhe në të njëjtën, duke ndihmuar gjigantët e Superligës.