Ditën e sotme është luajtur ndeshja e fundit e javës së 8-të të Superligës me kryedneshjen Kukësi – Partizani. Rezultati i ka folur për të kuqtë, të cilët fituan 0 – 1 me gol të Esat Malës. Pak ditë përpara kësaj sfide janë publikuar edhe çmimet e biletave, të cilat ishin nga 500 lekë të reja, një “strategji” e presidentit Safet Gjici për të ndalur tifozët e Partizanit të mos jenë në “Elbasan Arena”, por nga sa u pa, nuk mundi ta arrijë këtë gjë.
Tifogrupi “Guerrilsat” nuk kanë munguar në shkallët e impiantit, duke e përkrahur ekipin e tyre të zemrës për 90 minuta. Nisur nga ky fakt tifozët kanë reaguar pas fitores 0 – 1 me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. “Kudo që luan, kurdo që luan”, shkruajnë tifozët, duke kujtuar se nuk janë ndalur të jenë pranë ekipit 15 herë kampion të vendit.