Kuksianët janë të akomoduar në Mal të Zi, teksa presin ndeshjen e së nesërmes ku do të luajnë me Rudar, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Europa League. Në mbrëmje stafi drejtues i Kukësit është ftuar nga drejtuesit e Rudar, të cilët i kanë rezervuar një darkë mikpritjeje para takimit të nesërm. Një resto e kthyer kjo nga malazezët, ku vetëm një javë më parë Gjici i mirëpriti në një mënyrë të tillë. Në darkë shihen dy presidentët e klubeve, dhe drejtorët respektivë. Nga Kukësi është edhe Ekrem Spahia, i cili ka marrë pozicionin drejtor i përgjithshëm i klubit të futbollit verilindor.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.