Real Madrid u shpall dje për herë të dytë radhazi kampion i Superkupës së Europës, pas mposhti Manchester Unitedin me rezultatin 2-1 në stadiumin “Filipi II” në Shkup të Maqedonisë.
Pas ndeshjes festa ishte e gjitha për madrilenët të cilët festuan me të pranishmit në stadium. Në një moment, lojtarët e Realit së bashku me Cristiano Ronaldon bënë me duar shqiponjën për të kënaqur një vajzë të vogël që shoqërohej nga nëna e saj.