Cristiano Ronaldo është bërë përsëri baba, këtë herë me dy binjakë, vajza e quajtur Eva dhe djali Mateo.
Përmes fotove në rrjetet sociale, ylli madrilen ka prezantuar binjakët duke thënë: “I lumtur që jam me dy dashuritë e reja të jetës sime.”
Përflitet se e ëma e foshnjëve është një nënë zëvendësuese. Rekordmeni ka dhe një djalë tjetër Cristiano Ronaldo Jr dhe pak muaj më parë është përfolur për një shtatzani të mundshme të të fejuarës së tij, Georgina Rodiguez.
Duket se për Cristiano Ronaldon është një periudhë të mbushur plot me sukses dhe dashuri. Në muajin qershor, skuadra e tij fitoi Champions League.