Ditën e shtunë në orën 18:00 në basketboll do të luhet një ndeshje shumë interesante. në sallën sportive “Farie Hoti” Tirana do të përballet me Partizanin, e vlefshme për javën e 18 të Superligës.
Më tej, Goga Basket pret Teutën, ndërsa Kamza do të luajë përballë Vllaznisë. Për momentin kampionatin e udhëheq Goga Basket, që në 17 javë kampionat renditet në vendin e parë me 32 pikë, kurse Teuta në vendin e dytë me 30 pikë.
Partizani në vendin e tretë me 26 pikë, ndjekur nga Tirana e vendit të 4 me 25 pikë. Gara duket shumë interesante dhe mbetet për t’u parë si do të shkojë deri në fund.