Sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj ishte mjaft vendimtar ditën e djeshme në sfidën e skuadrës së tij Albacete ndaj Zaragozës në Segunda Division. Lojtari kuqezi shënoi golin e avantazhit për vendasit, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2.
Ndërkohë sot Manaj i ka kushtuar dhe një postim skuadrës së tij, ku në një foto me ekipin para nisjes së sfidës ka shkruar në spanjisht: “Ekip dhe familje. Barazim i mirë e tashmë mendojmë për të dielën”. Në këtë mënyrë Manaj kërkon të karikojë skuadrën, por njëkohësisht tregon dhe aftësitë e tij të mira në spanjisht.