Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës që do të luhet në datën 11 tetor në orën 19: 45 për Ligën e Kombeve ka zgjuar interesimin e tifozëve vendas për të nxituar dhe siguruar biletën e këtij takimi. Dita e djeshme u shoqëruar me incidente të shumta, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të shpërndarë turmat dhe për të rikthyer situantën në normalitet dhe njoftuar qytetarët për tu rikthyer të nesërmen (sot) për të siguruar biletat e nevojshme.
Sot, që në orën 07:30 të mëngjesit, në pikat e shitjeve janë parë me dhjetra qytetarë që kanë zënë radhë për të blerë biletat e këtij takimi. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtëme, radhët e qytetarëve janë të mëdha, çka tregon interesin e jashtëzakonshëm të këtyre të fundit për takimin e pëfaqësues së tyre.
Kujtojmë që çmimet e biletave për këtë takim janë si më poshtë:
2 euro Veri/Jug
3 euro Lindje
5 euro Perëndim
10 euro Perëndim (pjesa qëndrore).
– Një person mund të blejë vetëm 5 bileta.
– Për çdo fëmijë nevojitet bileta
– Secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejtë të qëndrojë në shkallë të stadiumit.