Skënderbeu prej vitesh po e dominon futbollin shqiptar, ku në 8 kampionatet e fundit ka arritur të fitojë 7-të. Megjithatë projekti i ‘ujqërve’ do të jetë shumë më i gjatë se kaq. Të paktën kështu duket nga detajet e para.
Kampionët e vendit kanë hapur një akademi futbolli dhe presidenti Ardian Takaj është shumë optimist për të ardhmen, pasi me shumë mundësi ky klub do të prodhojë shumë talente, madje edhe skuadra e parë do të bazohet tek moshat, sikurse bëjnë shumë skuadra futbolli në Europë si Ajax, Benfica, po kohët e fundit Barcelona, apo Real Madrid.