Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli u ka premtuar tifozëve një përforcim të madh gjatë kësaj merkatoje.
Gonzalo Higuain ishte blerja e madhe e sezonit të shkuar, por Agnelli ka thënë se “Bianconerët” janë duke planifikuar një tjetër blerje të madhe gjatë kësaj vere.
“Këtë vit do ta kalojmë shifrën prej 400 milionë euro për lojtarët që do të afrojmë dhe pa dyshim se do të transferojmë një top futbollist”, u shpreh ai.