Futbolli është një sport që krijon një lidhje të veçantë me tifozët aq sa për skuadrën e zemrës janë të gatshëm të bëjnë edhe cmendurira. Një e tillë ka ndodhur edhe në Itali në Fornaci di Barga, është shpërndar një poster për një tifozë të flaktë të Juventusit që ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
” Ndahet nga jeta Mario Stefanini, “Il Doro”,77 vjeç. Fëmijët e tij dhe familja lajmërojnë për humbjen e trishtë. Funerali do të jetë ditën e shtunë në varrezat Loppia”. Në vend të luleve më dërgoni golat e CR7″. Një kërkes e veçantë për një nga mbështetësit e Ronaldos dhe Juventusit. Një poster që ka bërë jo pak bujë edhe në mediat italiane.