Blerim Kotobelli është një nga lojtarët që po spikat këtë sezon te skuadra e Flamurtarit. Mbrojtësi i njohur është titullar i padiskutueshëm në organikën e trajnerit Ilir Daja.
I pakalueshëm në krahun e majtë, por edhe i papërmbajtshëm në fazën ofensive teksa është mjaft i saktë me pasimet e tij, Blerim Kotobelli ka rigjetur formën me teknikun kryeqytetas.
Ish-mbrojtësi i Partizanit ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores 2-0 kundër Skënderbeut, teksa shkruan në Instagram: “Okej, vazhdojmë”. Një sinjal i qartë ky për kundërshtarët, që pavarësisht ngërçit financiar të klubit, kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalen.
Kujtojmë që këtë javë Flamurtari luan në kryeqytet kundër Partizanit dhe ky duket si një mesazh për 15-herë kampionët e vendit, ku skuadra e Ilir Dajës nuk ka ndërmend të ndalet në serinë e rezultateve pozitive.