Tashmë janë mësuar tetë skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas dy ndeshjeve të zhvilluara sonte.
Skuadrat e fundit që janë kualifikuar janë Monaco dhe Atletico Madrid, të cilat eliminuan Manchester Cityn dhe Bayer Leverkusenin.
Më herët këtë fazë e kanë siguruar Real Madrid, Borussia Dortmund, Bayern Munich,Barcelona, Leicester City dhe Juventus.