Pasi dëmtoi hundën 3 ditë më parë në stërvitje, sulmuesi i Albacetes dhe Shqipërisë Rey Manaj është shfaqur i lumtur në shoqërinë e disa miqve të tij. 22-vjeçari postoi një foto në “Instagram” ku darkoi me disa shokë të tij.
Lojtari duket se e kanë lënë pas goditjen e fortë që pësoi në stërvitje para 3 ditësh dhe pritet të thirret për sfidën e radhës në Segunda Division ndaj Alcorconit ditën e dielë.
Në këtë pjesë të dytë të sezonit, shqiptari është dëmtuar 2 herë kur pësoi goditje në kokë në janar ndaj Granadas dhe së fundmi në stërvitje me ekipin e tij. Pas shumë ulje-ngritjeve, Manaj është kthyer në lojtar kyç për Albacaten dhe skuadra do të kërkojë sërish kontributin e tij për të garantuar ngjitjen për vitin e ardhshëm në La Liga.