Presidenti Ilir Meta ka qenë në Shtërmen (Cërrik), ku vizitoi palestrën e peshëngritjes. Kreu i Shtetit vlerësoi me nota të veçanta kontributin në këtë sport duke prodhuar breza kampionësh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shtërmenin e sidomos këtë palestër që prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtare dhe europianë të peshëngritjes. Mirënjohje trajnerit Leonard Toska dhe gjithë ekipit të Shtërmenit.
Rasti i Shtërmenit është një shembull se si falë pasionit për sportin një qendër modeste mund të kthehet në një burim krenarie për sportin dhe vendin tonë.”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.