Skuadra e Tiranës do të luajë kundër Naftëtarit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Ky takim do të zhvillohet ditën e premte në orën 13:00, ndërsa ekipi bardheblu vijon përgatitjet intensive.
Sot, skuadra e Tiranës ka zbritur në kompleksin “Skënder Halili”, ku të gjithë futbollistët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ze Maria. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, klubi bardheblu tregon objektivin e vetëm, 3 pikët.
” Skuadra vijon pergatitjet per ndeshjen e fundit te ketij viti. Bardheblute po bejne gati transferten e Naftetarit ku objektivi eshte vetem trepikeshi. Gjendja ne skuader eshte mjaft e mire dhe te gjithe jane ne dispozicion te trajnerit Ze Maria. #forcatirona”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.