Partizani luajti në transfertë kundër Kukësit, ku barazoi me rezultatin 0-0. Një ndër lojtarët që spikati më shumë në fushën e blertë ishte Kaleb Ekuban, i cili disa herë rrezikoi portën e verilindorëve.
Sot, italo-ganezi ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, ku deklaron që do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund së bashku me shokët e tij të skuadrës.
“Miqtë e mi. Endrra drejt titullit vazhdon”, përfundon 22-vjeçari duke gëzuar në këtë mënyrë tifozët e Partizanit, të cilët për asnjë moment nuk e kanë braktisur ekipin e kuq..