Kampionati shqiptar çdo javë që vjen bëhet edhe më interesant, duke patur ndeshje shumë të forta. Java e pestë patjetër që do të dhurojë spektakël sikurse është dueli mes Partizanit dhe Flamurtarit në “Selman Stermasi”.
Tifozët janë duke e pritur me padurim këtë sfidë. “Ultra Guerrlils” në një postim në rrjetin social “Facebook” bëjnë thirrje për të qenë të gjithë në stadium në mbështetje të Legjendës, (Partizanit). Sipas tyre orkestruesit le të qurraviten nëpër televizione, ndërsa ata do të jenë përkrah ekipit të tyre të zemrës.