19-vjeçarët e Partizanit po bëjnë shumë mirë në kampionatin shqiptar. Sot ata kanë fituar “Derbin e kryeqytetit” me Tiranën 2-1 falë golave të Muçit dhe Çelës. “Të Kuqtë” po kryesojnë tabelën për U19 pas katër ndeshjesh.
Trajneri “Demave” të rinj Klevis “Facebook” nuk i ka përmbajtur emocionet pas triumfit në derbi duke ironizuar ndjekësit në rrjetin social.
“Është më e vështirë të mbash këtë pozicion se sa të ngjitesh më lart”.
Fitorja e sotme për ekipin e Dalipit është triumf i trefishtë: 3 pikë të fituara, kryesim i kampionatit, dhe fitore nderi ndaj “armikut” Tirana.
Reagimi i Klevis Dalipit në “Facebook”