Partizani do të ketë në dispozicion qendërsulmuesin Rubin Hebaj. 20-vjeçari ka lënë pas dëmtimin e pësuar dhe është në listën e lojtarëve të thirrur për takimin e së shtunës ndaj Luftëtarit. Ai e ka shprehur gëzimin e tij në “Instagram”.
“Kthehem më i fortë në fushë pas dëmtimit!”
Hebaj i shton mundësitë Partizanit për të shënuar. Me Asanin dhe Malën në fushë, të kuqtë priten të paraqiten krejtësiht ndryshe nga ndeshja e djeshme ndaj Luftëtarit.