Partizani ditën e sotme është rikthyer në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, i cili e ka patur grupin në dispozicion, me përjashtim të disa lojtarëveqë janë ftuar nga kombëtaret, ndërsa kapiteni Alban Hoxha është duke iu nënshtruar terapive intensive, për të bërë të mundur rikthimin në fushën e lojës ndaj Flamurtarit, megjithëse vetë ‘gardiani’ ka pranuar në një prononcim për Newsport.al që në këtë takim do të jetë plotësishtë i gatshëm.
“Skuadra ka nisur sot përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Flamurtarit në Vlorë. Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit grupi i lojtarëve ka zbritur në fushën e kompleksit “Tirana Internacional” në orën 15.30. Trajneri Gega nuk do ta ketë në dispozicion grupin e plotë pasi portieri Livio Malaj, Rubin Hebaj, Esat Mala dhe Besnik Ferati janë të impenjuar me përfaqësueset respektive. Gjithashtu edhe Kapiteni Alban Hoxha i është nënshtruar një terapie intensive si pasojë e shqetësimit në gjurin e djathtë. Përgatitjet do të vijojnë të premten në orën 15.30″.