Mauro Icardi është emri më i përfolur në futbollin europian. Sulmuesi argjentinas nuk ka rinovuar me Interin dhe tashmë është shndërruar në çështje në klubin zikaltër.
Drejtuesit e Interit kanë vendosur t’i heqin shiritin e kapitenit dhe njëkohësisht të mos e grumbullojnë për sfidën e sotme kunder Rapidit të Vienës në Europa League. Por, është vetë argjentinasi që ka konfirmuar se vuan nga një dëmtim në kavilje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Icardi tregon këmbën e tij duke marrë trajtim të specializuar.