Edhe pse është ende i ri për të mbajtur fanelën e rëndë të Kombëtares, sulmuesi 19-vjeçari Giacomo Vrioni është një emër që premton në Itali dhe Shqipëri.
Futbollisti që luan për skuadrën e Venezias në Serinë B ka pak kohë që ka nisur karrierën profesioniste si futbollist.
Skuadra e Sampdorias ka pronësinë ndaj kartonit të tij, por duke parë agresivitetin dhe konkurencën e madhe në elitën e futbollit italian, ka vendosur ta huazojë radhazi sezonin e kaluar te Pistoiese (ku ka shënuar 8 gola në 27 ndeshje) dhe këtë edicion te Venecia. Megjithatë lojtari ka ditur të lërë gjurmë me kuqezinjtë (më saktësisht me U21) duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e Alban Bushit ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë këtë vit.
Përfshirja e tij në listën e Kombëtares ka ardhur si pasojë e vështirësive që po kalojnë me klubet respektive Sokol Cikalleshi, Sindrit Guri, etj.
Vrioni ka ende për të dhënë në karrierën e tij, megjithatë rasti i paraqitur është një shenjë e mirë që tekniku Panuçi ka besim ndaj djaloshit Vrioni.
Giacomo Vrioni