Ditën e nesërme luhen ndeshjet e Kategorisë së Parë. Një prej tyre është edhe ajo mes Shënkollit dhe Dinamos në orën 14:00. Deri më tani dinamovitët kanë 9 pikë të grumbulluara dhe vetëm një humbje në Shkodër përballë Vllaznisë.
Megjithatë, objektivi për nesër është shumë i qartë, në klub duhen vetëm 3 pikët. Kështu njoftojnë blutë në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Objektivi i ekipit është vetëm vazhdimësia e fitoreve dhe 3 pikët”!