Andi Lila nuk ishte titullar në ndeshjen e djeshme që kombëtarja shqiptare zhvilloi kundër Norvegjisë. Mesfushori i kuqezinjve u fut si zëvendësues në pjesën e dytë, ndërsa në të parën siç duket ai ka zgjedhur të bëjë një “profesion” të ri.
Ai ka fotografuar bukuroshen e Supersport, Ilda Bejlerin, e cila ndodhej pranë pankinës së kombëtares shqiptare duke intervistuar personazhe të ndryshëm që ishin të pranishëm. Foton e ka treguar vetë ajo, teksa shkruan: “Autori i fotos, Andi Lila”.
Kujtojmë që mbrëmë Shqipëria u mposht me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje që tanët ishin totalisht inekzistentë.