Presidenti I Republikës Ilir Meta zgjodhi të vizitonte për festat e vitit ikonën e Tiranës Fatmir Frashëri me rastin mbylljes së vitit 2018. Kreu i Shtetit i ka uruar shëndet të mirë ish-lojtarit legjendar bardheblu dhe arritje sa më të mëdha për sportin tonë.
“I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit! Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë”.
Postimi i presidentit Ilir Meta