Plot 9 vite më parë, kryeqyteti njihte disa ngjyra, por ajo që triumfonte ishte bluja e Dinamos. Ekipi i Shkëlqim Muçës nuk njihte kundërshtarë, teksa kishte në përbërje lojtarë si Rafael Soza.
Ish-sulmuesi argjentinas është bërë nostalgjik për këto kohë të arta dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, shfaqet me trofeun kampion në dorë.
Përkrah tij qëndron presidenti Besnik Sulaj, i cili dha gjithçka për skuadrën kryeqytetas. “Dinamo, 9 vite”, shkruan ai në diçiturën e fotos.