Sonte në mbrëmje FIFA zgjedh më të mirët e vitit 2018. Mbrëmja e spektaklit do të fillojë në orën 20:30 dhe për të gjithë të apasionuarot e futbollit do të kenë mundësinë ta shohin në “RTSH”. Njoftini vjen nga këta të fundit në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë që sonte me shumë mundësi mund të marrë fund dominimi prej 1 dekade që e ka vendosur Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Mediat spanjolle ditën e sotme kanë raportuar se të dy “yjet” e futbollit botëror nuk do të jenë të pranishëm në këtë event, ndërsa me shumë mundësi mund të jetë Luka Modriç ai që do të triumfojë.
Gjithsesi për të vërtetuar diçka të tillë duhet të presim mbrëmjen dhe të shijojmë spektaklin e përgatitur nga FIFA.